Rrahmani mbrrin te Napoli, nisin procedurat zyrtare

Dhe erdhi dita e madhe Amir Rrahmanit. Mbrojtësi shqiptar nga Kosova që në datën 24 shkurt mbush 26 vjeç, ka arritur te ‘Villa Stuart’ në këto minuta, ku do të kryejë vizitat mjekësore me Napolin.

Nga Drenica, te Partizani i Tiranës, Spliti dhe Dinamo Zagreb. Sot nga Verona e Serisë A për te Napoli…

Në mjediset pranë qëndres spitalore, Rrahmani ka salutuar të pranishmit vetëm me një ‘Ciao’. Edhe pse atij ju afrua një fraze në trajtë pyetje : ‘Gjithçka është ok ?’.

Mbrojtësi i qëndres së Veronës, do të qëndrojë te skuadra aktuale deri në qershor. Në verë te Napoli i Hysajt.

I shoqëruar sot nga agjenti Ardian Aliaj, kapiteni i ‘dardanëve’ do firmosë për pesë vitet e ardhëshme, për të përfituar 1.8 milionë euro në sezon.

Kostoja e marrëveshjes është rreth 14 milion (me të gjitha detajet), një investim i rëndësishëm për Napolin i cili përpos Rrahmanit, ka shprehur interesim edhe për mesfushorin Amrabat nga Hellas Verona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!