Bylis intensiv, ‘gjenerajla’ me shkodranët

Ata befasuan për mirë këto 17 javë. Mes skuadrave të pretendimëve të mëdha, Bylis i trajnerit Dovedan, ia doli të mbyllë vitin kalendarik 2019-të si forcë e dytë e Superiores.

Etapa përgatitore e 2020-ës, e ndërthurur mes seancave intensive dhe miqësorëve. E fundit ajo me Apoloninë në ‘Loni Papuçiu’ përfunduar 2-2.

Sakaq, të enjtën skuadra e Bylisit, do të ndeshet me Vllazninë në Elbasan. Natyrisht në një takim miqësor përpara se skuadrat të nisin zyrtaret me 21 dhe 22 janar.

Afrimi i Gonzales dhe rikthimi nga huazimi i mesfushorit Majkëll Peçi, janë lëvizjet e fundit të skuadrës mallakastriote.Gjithësesi, Bylis pritet të afrojë ndonjë tjetër xhevahir gjatë ditëve në vijim.

Prova e parë në kampionat, për të dytët e Kategorisë Superiore, aspak e lehtë. Në program takimi Tirana- Bylis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!