Teuta testi me korçarët, kurbinasit presin fqinjët…

Teuta e Durrësit, vijon të ushtrohet me nga dy seanca në ditë. Klubi ka bërë disa goditje gjatë merkatos teksa spikat sulmuesi shtatlartë Kolubali.

Një gol në testin me Besën, por dhe performaca e mirë gjatë lojës, lejojnë të besohet se lëvizja vlen. Megjithatë skuadra e Martinit, po tenton të tjerë lojtarë.

‘Sportiim’ zbuloi që në fillim se Rubin Hebaj, është dëshirë e vetë trajnerit, ndërkohë që dhe Realdo Fili ka hyrë në bisedime.

Për të sqaruar situatën, duhet pritur testi i ditës së mërkurë. Në ‘Tropiak Resort’ (Durrës), është parashikuar miqësorja e radhës mes Teutës dhe Skënderbeut të Korçës.

Por nëse Teuta luan të mërkurën, një tjetër skuadër që ka preferuar të ushtrohet në Shqipëri, Laçi, ka njoftuar se nesër pret në aneksin sportiv fqinjët e Besëlidhjes.

Edhe kurbinasit janë duke punuar fort për të kompletuar grupin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!