Vllaznia, dy teste në 2 ditë…

Vllaznia e Shkodrës ndërsa prej ditësh përgatitet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me minifazën e janarit, ka njoftuar se sot do të luajë testin e radhës me Strugën.

Afrimëve të Simeon Hristov dhe Mevlan Adilit, së fundi i është bashkuar edhe sulmuesi e Kombëtares së Moldavisë, Eugen Sidorenko.

30 vjeçari konsiderohet si arritje e madhe e kuqebluve dhe sot ndaj ‘Struga Trim&Lum’, pritet që të afruarit e janarit, të shfaqin aftësitë më të mira që mbartin.

Sakaq, skuadra e Mirsad Jonuz, pasi fitoi mes polemikave testin me Pogradecin ( 0-1 në Pogradec), testit të sotëm, ka në plan edhe miqësoren e fundit. Në radhë, figuron takimi me Bylis të enjtën në Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!