FIFA vendos mbylljen e merkatos për klubet shqiptare…

 FIFA me dorë të hekurt ndaj klubeve shqiptare. Flamurtari dhe Luftëtari kanë mësuar se kanë humbur gjyqe me futbollistë dhe ekspontentë të tjerë me angazhime në klubet përkatëse duke përfunduar te masat ndëshkuese.

Të dy skuadrat kanë marrë afate ditore për të bërë pagesat e prapambetura, përndryshe të dy skuadrat do të ndëshkohen sipas ligjit të institucionit më të lartë botëror.

Sakaq, si masë paraprake Flamurtari dhe Luftëtari janë ndaluar të kryejnë merkato gjatë janarit.

Aq më keq vlonjatët pasi dënimi është më i ashpër. FIFA duket se ka bllokuar kuqezinjëtë deri në qershorin e vitit 2021.

Nuk është hera e parë që skuadrat shqiptare, bien preh i masave ndëshkimore të FIFA-s apo UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!