Fiton Iliria, Laçi me moshat…
Miqësore: Laçi- Iliria 0-1, Vora-Erzeni 2-3
Përpos stërvitjes me ekipin e parë, Laçi sot u paraqit me një formacion tërësisht rinor ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës.
Një test i cili u luajt në Kamzë dhe i’u sherbeu teknikëve respektivë për të parë elementë të caktuar.
Nëse Laçi ishte në kërkim të ndonjë lojtari efikas për ta afruar te ekipi i parë, Iliria me Salën në timon, për të konsoliduar grupin aktual.
Në fakt, takimi ka folur teknikisht për ekipin e Ilirisë. Në minutën e 88-të, Bakalli ka shënuar të vetmin gol për Ilirinë.
Ndërkaq edhe Vora luajti sot me Erzenin. Në këtë takim, skuadra shijakase u imponua në shifrat 2-3.
Skeda:
Laçi-Iliria 0-1 (Bakalli 88′)
LAÇI: Sali, A.Selmani, Marku, Ceka, Migeni, Bruka, Kasmi, Prenga, Elmazi, Bytyqi, Bylyku.
Trajner: A.Cungu (U aktivizuan: Trokthi, S.Selmani)
ILIRIA: Shera, Gjokeja, Hoxha, Guni, Gjini, Lilaj, Manellari, Xhaferri, Demiraj, Xhymerti, Pasha.
Trajner: F.Sala (u aktivizuan: Limanaj, Noka, Xeka, Bakalli)
Gjyqtarë: E.Çajushi, F.Hysa, O.Berberi.