Çfarë dueli, Siti mund Junajtid në gjysmëfinale…
‘Carabao Cup’ dhe gjysmëfinalja e vajtjes Mançester Utd-Mançester Siti. Në ‘Old Traford’ derbi ‘vritet’ shpejt nga kualitetet e ‘qytetarëve’.
Bernardo Silva në të 17-tën, realizon një gol kryevepër nga distanca. Më tej skuadra e Guardiolës bën ç’të dojë me formacioin e ‘djajëve të kuq’ në stolin e të cilit duket se qëndron me ‘pushime’ Solskjaer.
I dyti vjen sërish (33′) pas një asisti të portugezit që filtron për Mahrez. De Gea mundet për herë të dytë. Nuk ka paqe … Guardiola me formacionin më të mirë, kërkon t’i shkojë deri në fund kompeticionit.
Me Liverpulin në arrati në kampionat, Sitit i mbetet të synojë të tjerë trofe sezonalë. Kthyer te sfida, në të 39-tën Periera në një prekje të pavullnetshme, devijon topin e De Brynje në kuadrat. Shifrat të rëndë, në 45′ janë 0-3.
E dyta pas zëvendësimeve dhe një marshi tjetër të Junajtid, vjen goli i parë nga Rashford në të 70-tën.
Tentojnë të zotët e shtëpisë të gjejnë dhe të dytin por minutat e fundit aty ku ata ndihën zotër, ikën shpejt. Shifrat e takimit 1-3. E kthimit në 29 janar në fushën e ‘qytetarëve’.