Aldair Neto lojtari i ri i tetovarëve
Sulmuesi i krahut Aldair Neto, u përzgjodh nga kampi testues i organizuar nga KF Shkëndija në muajn dhjetor dhe firmosi për 6 muaj me opsion zgjatjen e kontratës.
“KF Shkëndija konfirmon angazhimin e sulmuesit të krahut, Aldair Sapalo Amaro Neto.
Bëhet fjalë për lojtar 25 vjeçar me pasaportë portugeze, i cili me kuqezinjtë ka firmosur kontratë bashkëpunimi për 6 muajt e ardhshëm, me opsion edhe për dy vite tjera, varësisht prej performansës së futbollistit në gjysmësezonin pranverorë
Aldair Neto ishte pjesë e kampit një javor të organizuar nga KF Shkëndija në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor.
Nga 29 futbollistë të grumbulluar, Neto bëri diferencën dhe si rezultat i paraqitjes u përzgjodh nga klubi për tu bashkuar me skuadrën. “-shkruan ndër të tjera Shkëndija e Tetovës në faqen e saj zyrtare.