Gjigandët spanjollë në Arabinë Saudite…

Katër skuadra nga Spanja, nisin nesër garën për Super Kupën e shtetit iberik. Të dielën ora 19:00 finalja.

Reali i Madridit, Barcelona, Atlektiko Madrid dhe Valencia, do e diskutojnë gjysmëfinalen dhe finalen larg Spanjës. Federata Spanjolle ka vendosur që Super Kupa të marrë formë turneu. Ajo do të luhet me grumbullim në Arabinë Saudite.

Nesër skuadrat në fushë me trofeun që vlen 40 milion euro. Tashmë dihën dhe duelet e para. Ata janë Valencia- Real Madrid dhe Barcelona- Atletiko Madrid.

Në Jedah, risia vjen me praninë e madhe të gjinisë femër e cila së fundi ka vendosur të shkëputet nga e kaluara teksa nuk lejoheshin të asistonin në stadiume.

Dy gjigandet spanjolle Reali dhe Barcelona kanë mundësi të arkëtojnë deri në 11.5 milion euro nga ky turne.

Për gjysmëfinalen Barcelona- Atletiko Madrid, janë shitur të gjitha biletat dhe 62 000 shikues pritet të përcjellin këtët takim. Te çifti Valencia- Real janë ende 10 000 mijë bileta në shitje.

Nesër sifida e parë Valencia- Real Madrid në orën 20:00 luhet në ‘King Abdullah ( Jedah) dhe do të gjykohet nga spanjolli Jezus Gil.

Në të njëjtin vend të nesërmen 20:00, Barcelona-Atletiko Madrid. Gjykon Hoze Gonzales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!