‘Fluturon’ Burreli, tentohet Kamara

Një gol i shënuar nga Mallunxa në të 54-tën në takimin Dinamo -Burreli ( java e 12-të 0-1), i ka dhënë tri pikë determinante skuadrës së teknikut Alert Alcani.

Në fakt matjanët, nën drejtimin e lezhjanit, kanë bërë super progres javët e fundit. Në 6 takime, Burreli ka fituar 4 ndeshje e barazuar 2, duke mos e ndjerë shijen e humbjes.

Për më tepër, vendi i 5-të në tabelë dhe vemendja drejt zonës ‘play-off’ . Në mes, merkatoja e janarit me ambicje të mëdha.

Klubi ende nuk ka shënjestruar konkretisht por burime të sigurta për ‘Sporti im.al‘ shprehen se skuadra veriore, po tenton Kamaranë e Besëlidhjes dhe dy futbollistë nga Shkumbini i përjashtuar. 

Pa përjashtuar këtu edhe një portier. Largimi zyrtar i Bytyçit, imponon lëvizje në kuadrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!