Apeli nuk ndryshon, Peqini i përjashtuar…

U dënua nga Disiplina me verdiktin e përjashtimit nga Kategoria e Parë, (pas dhunës në sfiden me Dinamon) por sot Klubi i Futbollit Peqini, pas apelimit të bërë, merr një tjetër goditje.

Komisioni i Apelit i mbledhur dje, ka shtyrë për sot vendimin i cili ka lënë në fuqi dënimin ndaj Shkumbinit, duke e përjashtuar nga aktivitieti aktual e zbritur në Kategori të Dytë.

Klubi bardhekaltër, me histori jo të vogël në kompeticionet Shqiptare, ka të drejtë të ankimojë këtë vendim në KAS (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës).

Vendimi i Apelit:

1. Lënien në fuqi të vendimit Nr. 17 të Komisionit të Disiplinës, datë 19.12.2019 (pika 1).

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!