E fundit kalendarike, Superiorja pa ‘llogari’

Superiorja në fushë. Për herë të fundit për 2019-tën. Një gjysmë sezoni (java e fundit e fazës së dytë në 2020-tën) tërësisht e paparashikuar.

Befason Bylis dhe Vllaznia të cilat erdhën nga Kategoria e Parë dhe u ngjitën në piedestal. Sidomos mallakastriotët e Dovedan.

Sot në ‘Adush Muça’, viziton Luftetari. Llogaritë në letër, flasin për tri pikë të tjera të vendasëve.

Më tej shkodranët… Udhëtojnë në kryeqytet ndërsa i pret Partizani i oshilacionëve të mëdha. Ndeshje e dilemave të shumta. Aq më tepër që dy ekipet, shpesh kanë treguar se janë rivalë në çdo kohë.

Laçi dhe Tirana dueli i ndezur i javës. Bardhezinjtë dy vite më parë ishin po në këtë pozicion. Në 22 dhjetor 2017 mundnin Lushnjën 3-1 (Rexhinaldo, Uzuni, Xhixha) dhe mbyllnin të tretët pas Skënderbeut e Flamurtarit.

Sot korçarët dhe vlonjatët stigmatizuar në fund të renditjes….

Flamurtari më keq akoma duke mos shijuar ende fitoren e parë në kampionat. Sot pret Teutën e Edi Martinit.

Skënderbeu me mision të ndalë Kukësin kryesues.Verilindorët, zot shtëpie në ‘Elbasan Arena’, vijnë pas 4 fitoreve radhazi.

Zor se gabojnë ndaj juglindorëve që si kurrë në këto 10 vite, po shfaqen me problematika gjithëfarëshe.

Ndeshjet sot:

Laçi- Tirana

Bylis-Luftetari

Flamurtari- Teuta

Partizani- Vlaznia

Kukësi-Skënderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!