‘Huq’ i Barcelonës, Reali sot në Valencia…

‘La Liga’ ka hyrë në një fazë interesante. Dy javë nga mbyllja e fazës së parë, Barcelona dhe Reali i Madridit, kryesuesit e kampionatit iberik, me llogari të tjera.

Barazimi i ‘blaugranëve’ mbrëmë me baskët e Sociedad 2-2, dhe sfida e sotme e ‘galaktikëve’ në Valencia me vendasit me të njëjtin emër, e ka futur javën në një spirale interesante.

E gjitha kjo, me pikë-takimin e 18 dhjetorit, teksa të mëdhatë, do të takohen në ‘Kamp Nou’ në duelin e javës së shtyrë që prej fillim nëntorit.

Ndërkaq afrohet Atletiko Madrid e cila fitoi jo pa vështirësi me Osasunën 2-0. Në program sot, përpos Valencia- Real ( 21:00), janë edhe Getafe- Vajadolid, Selta Vigo- Majorka, Espanjol- Betis dhe Sevilja- Vijarreal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!