Enrike, zyrtarisht rimerr Spanjën…

Luis Enrike zyrtarisht trajner i Spanjës. Presidenti i Federatës Spanjolle Luis Rubilias, në një dalje publike për mediat, ka zyrtarizuar, rikthimin e Luis Enrikes në krye të Spanjës. ‘Kthehet në vendin e tij’– ka deklaruar presidenti.
Në fakt vetë Robert Moreno, trajneri që pasoi Enriken pas problemëve familjare, ende nuk ka folur. Nuk dihet ende procedura e largimit, dhe Moreno në takim, ka derguar avokatët. Kaos…
Sakaq, Hoze Molina, drejtori i ‘furive të kuqe’, duket se është i vetmi që di të japë përgjigje të sakta se çfarë është planifikuar nga treshja Rubilias-Moreno- Enrike.
Së paku kështu aludojnë mediat spanjolle të cilat për gati 90 minuta, kanë bërë pyetje pa fund ndaj Rubilias dhe Molinës, ky i fundit, dikur portier i famshëm i Atletiko Madrid.

