Klasikja Barcelona-Real, i bardhë….

La Liga: Barcelona- Real Madrid 0-0
Klas, ritëm i jashtëzakonshëm, saktësi, raste për moviolë. Barcelona dhe një Real Madrid i rilindur,dhurojnë spektakël edhe pa shënuar. Në ‘Kamp Nou’, gjigandët spanjollë por dhe të botës, mbërthyen miliona shikues nga i gjithë globi. Në fund 0-0 dhe kreu i La Liga-s, i të dyjave….
Më mirë Reali në fraksionin e parë. Raste të shumta me Valverde Dipetta që provon me dy goditje të forta.
Por edhe lojtarë të tjerë madrilenë, pranë golit. Ter Shtegën, portieri katalanas, në kufinjtë e përsosmërisë.
Reth minutës së 30-të, është Barça që zgjohet, ndërsa intensiteti i lojës blaugrana, do të përmirsohej ndjeshëm në pjesën e dytë.
Me Realin që nuk lëkundet, të dyja skuadrat insistojnë për të fituar. Nuk ja dalin dhe Barcelona e Reali mbyllin në barazim një klasike që nuk ndodhte që prej 17 edicionëve.