Besëlidhja hap Grupin A, mund Kastriotin…

Kategoria e Parë Grupi A: Besëlidhja- Kastrioti 1-0 Grupi B: Orikumi- Devolli 3-1.

Deri i Grupit A mes Besëlidhjes dhe Kastriotit, luajtur sot në Lezhë u vendos nga një gol i Arsen Hajdarit në minutën e 83′.

Krutanët me diferencë të dukshme në klasifikim përpara këtij ballafaqimi, treguan se janë një skuadër e mirëorganizuar gjatë fraksionit të parë por në të dytën, formacioni i Ndreut, pas daljes me karton të kuq të portierit Selaci, u vendos në vështirësi.

Për të ardhur te momenti deçiziv i takimit aty ku shkodrani Hajdari, shënon te vetmin gol të takimit. Krosimi i Gjorgjeviç nga e majta dhe goditja me kokë e veteranit, sollën suksesin e Besëlidhjes 7 minuta nga fundi.

Pas këtij takimi, ndërsa përkoi me mbylljen e javës së 11-të në Grupin A, Kastrioti udhëheq me 24 pikë. Fill pas tij vjen Besëlidhja me 21.

Në Grupin B, e vetmja sfidë e ditës figuroi ajo mes Orikut dhe Devollit. Kjo ndeshje evidentoi forcën e bregdetarëve që u imponuan në shifrat 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!