Erzeni fitore në limite, Ajazi tri pikë krutanëve…Lushnja bie ndaj Ilirisë

Nuk ka gola në Grupin A, por lufta sportive ka rezultuar në nivele të larta. Kështu, kryesfida e këtij grupi, ajo mees Korabit dhe Kastriotit, ka shkuar për formacionin e Ramazan Ndreut.

Laçiani Spartak Ajazi me golin e shënuar në pjesën e dytë me kokë, i dhuron tri pikë të arta krutanëve. Burreli bën detyren duke mundur pukjanët në një sfidë të luftuar.

Erzeni fiton me shumë vuajtje ndaj Besëlidhjes në minutat e fundit duke rritur shanset për në krye. Kamarata i jep shpresë kësaj Dinamoje që ndaj veleçikut merr pikën e dytë sezonale.

Grupin B, Apolonia e festoon me tri gola kthimin e të luajturit në shtëpi. Pogradeci triumfon në Cërrik për kreun e grupit, teksa zgjohet Besa me atë fitore në Lushnje 3-0 ndaj Devollit.

Sakaq, surpriza vjen nga Fushë-Kruja aty ku Iliria e Salës, thyen keq Lushnjën pretendente 2-0. Shënkolli dhe elbasani ndahen në barazim duke i mbajtur në fund të dyja skuadrat.

Grupi A:

Burreli- Tërbuni 1-0
Shkumbini- Egnatia 0-0

Korabi- Kastrioti 0-1
Erzeni- Besëlidhja 1-0
Dinamo- Veleçiku 1-1
Grupi B:

Turbina- Pogradeci 0-1
Shënkolli- Elbasani 1-1
Iliria- Lushnja 2-0
Besa- Devolli 3-0
Apolonia- Oriku 3-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!