Pontreli: ‘Dinamo lufton për ndershmëri sportive…’

Marko Pontreli, drejtuesi i Dinamos, ka deklaruar sot se e vërteta e ndeshjes së djeshme në Peqin duhet zbardhur me korrektësi. Kreu blu, thotë se Dinamo do të luftojë për transparencë, korrektësi dhe ndershmëri sportive…

Takimi Shkumbini- Dinamo 1-1, në fund u trondit nga dhuna ndaj gjyqtarit të takimit.

Deklarata:

“Ne nuk kemi te bejme me asnje koment ne lidhje me videot e leshuara ne faqet e FB pasi nuk jane faqe zyrtare te klubit. Une isha vete ne stadium ku dua te them qe jemi trajtuar normalisht dhe asnje nuk na ka bezdisur, kemi qene me zyrtare dhe me nje grup tifozesh dhe miq te skuadres.

Nuk jemi kercenuar deri ne fund te takimit. Si njeri qe marr pergjegjsi per ekipin mbas njohjes me materialet e shtypit me vjen keq per gjithçka eshte shkruajtur pasi nuk eshte korrekte. Deklarata e trajnerit e dhene ne fund te takimit nuk eshte e plote, deklarim qe eshte i rendesishem per ne.

Megjithate sigurojme te gjithe opinionin sportiv qe une Marko Pontrelli, zyrtaret, stafi dhe lojtaret kemi per mentalitet transparencen, korrektesen dhe ndershmerine sportive, elemente baze per nje jete te ndershme dhe profesionale ne sport. Kemi ngelur te habitur se si mundet KF Shkumbini te beje deklarata te tilla sepse ky nuk mund te jete futboll.

Skuadra jone luftoi per 90 minuta ne fushe dhe meritonte te fitonte sepse kemi humbur shume mundesi perpara porte dhe per kete arsye jemi te deshperuar megjithese skuadra jone e perfundoi ndeshjen me 10 lojtare. Dua te them qe nuk kemi marre asnje gje qe nuk na takonte.

Goli nuk erdhi nga asnje ndihme nga arbitrat, pa penallti, faull, apo ofsajt i padhene. I jap te drejte Shoqates se Arbitrave dhe bashkohem ne vendimet e tyre sepse mendoj qe moren vendime te drejta si per nxjerjen e lojtarit tone me te kuqe si per nxjerjen e lojtareve te Shkumbinit me te kuqe, vendime qe erdhen mbas kartonave te verdhe.

Dua te them qe ata gjate fillimit te ndeshjes e deri ne fund u treguan te bute sepse jane kercenuar nga lojtaret qe ne fershellimen e faullit te pare. Mendoj qe gjate 90 minutave kane bere ndeshje nen ndikimin e presionit te lojtareve ,stafit dhe tifozerise, gje qe u pa dhe mbas mbarimit te pjeses se pare ku njeri nga asistentet eshte goditur dhe gjakosur, ku ne nje realitet tjeter kjo ndeshje nuk duhej te zhvillohej por duhet te ishte nderprere !

Shpresojme qe te te gjithe klubet e futbollit te kene interes te tyre rritjen e futbollit ne Shqiperi ku tre elemente jane te rendesishem, profesionalitet, vlerat njerezore dhe ndershmeri sportive, baze per nje rritje te shpejte te futbollit Shqiptar !”

Marko Pontrelli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!