Kombëtaret U-21 të Shqipërisë dhe Kosovës provim i vështirë…

Kosova dhe Shqipëria pjesëtare të Grupit 3 për U-21, zbresin sot në fushë me takimet e parashikuara në kalendar.

Dardanët  pas asaj humbjeje në ‘Elbasan Arena’ me Shqipërinë 2-1, sot në orën 18:00, do të jenë udhëtues në Austri.

Tri pikë më pak në rëndtje, Kosova U-21, pritet të luajë gjithçka për gjithçka me austriakët e fortë në luftë për vendin e dytë në grup e cila konvertohet me kalimin në fazën play-off.

Ndërkohë në orën 19:00 në ‘Loro Boriçi’ të Shkodres, Shqipëria U-21, do përballet me skuadrën më të fortë në grup Anglinë. Ishullorët pas tri takimeve udhëheqin me pikë të plota 9-të.

Në kampin kuqezi, vjen lajmi se portieri Gentian Selmani, ndër titullarët e formacionit të Alban Bushit, nuk do mund të aktivizohet. Një problem i lehtë dëmtimi, e mban larg portierin e Menemenspor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!