Rumania në këmbë, Suedia ndjen frikën…

Rumani-Suedi,ndeshja kryesore e mbrëmjes, është shoqëruar me polemika ende pa nisur.

Sipas asaj që raportohet nga Rumania, ekipi i Suedisë, ka shfaqur pasiguri për takimin e parashikuar të luhet sot në 20:45 në Bukuresht.

Gjithësesi, ka ardhur menjëherë përgjigja nga kampi i ballkanasëve të cilët shprehen se kjo superndeshje do të jetë sipas të gjitha standarteve europiane.

Në fakt, ndeshja e sotme konsiderohet si finale për skuadrën e teknikut rumun Kontra. Janë një pikë poshtë Suedisë (14 ndaj 15 që ka Suedia) ndërsa një fitore i katapulton të dytët në Grupin F.

Ndeshja luhet në ‘Nacional Arena’ dhe kapaciteti është 55 mijë vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!