Finlanda për historinë, Rumani-Suedi finale në grupin F

Finlanda në prag të historisë. Skuadra e teknikut Kanevra me një barazim sot në shtëpi ndal Lihtenshtejnit, do kualifikohet për herë të parë në një fazë finalesh të nivelit aq të lartë.

Me Pukin në bord, teksa lojtari i Noruiç në Premier Ligë, po tërheq pas grupin, Finlanda e Grupit J, pritet ta kthejë në festë takimin e sotëm parashikuar të luhet në Helsinki duke nisur nga ora 18:00.

Armeni- Greqi  dhe Norvegji- Ishujt Faroe, janë dy çiftet e tjera në orën 18:00.

 Ndërkohë në 20:45, në fushë zbresin ekipe si Italia e Spanja të  kualifikuara.

Mjaft interesant sfida e Arenën Kombëtare të Bukureshtit,  teksa Rumania- do të presë Suedinë. Luhet fati I Grupit F me Suedinë që gjëndet aktualisht një pikë mbi rumunët..

 Ndeshjet e orës 20:45 janë këto:

Rumani- Suedi, Zvicër- Gjerorgji, Bosnjë&Hercegovinë- Itali, Danimarkë- Gjiblartar, Spanjë- Maltë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!