Muriqi, lojtari i muajit tetor në Turqi…

Vedat Muriqi shpallet lojtari më i mirë i muajit tetor në Superligën turke.

Sulmuesi 25 vjeçar i Fenerbahçes, tregoi maturi stabilitet dhe shënoi rregullisht duke e ndihmuar skuadrën e tij të mbajë distancën me kreun vetëm 2 pikë larg.

Kështu, lojtari i përfaqësuesës së Kosoves, përpos shkëlqimit në skuadrën ‘Dardane’ teksa ka spikatur jo pak, ruan ritmin dhe në elitën turke.

Rruga e duhur, duke shtuar edhe numërin e klubeve të mëdha në ndjekje të tij. Ky trofe ‘honorifik’, teksa ka shënuar 5 gola në 10 takime me ‘fenerët’, bonus për futbollistin më në formë të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!