Flamurtari mund Dritën, Mezani ‘gjilanas’ i dyti…

Ipko: Flamurtari (Kos)- Drita 1-0, Gjilani-Ferizaj 4-0

Më në fund ka pikë dhe fitore për Flamurtarin. Skuadra nga Prishtina triumfoi ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 1-0.

Stullqaku realizoi golin e vetëm në këtë takim për kryeqytetasit për t’i dhënë një fitore që mungonte nga shtatori.

Trajneri i Flamurtarit Synej Keqi, pas takimit ka thënë se kjo fitore shkon edhe për ish-trajnerin Artim Shaqiri dhe familjen e tij.

Ndërkohë skuadra e Gjilanit e drejtuar nga Gentian Mezani ka fituar thëllë në takimin e luajtur në shtëpi me Ferizajin.

Tre gola të Fiton Hajdarit  dhe një tjetër nga Tomislav Busiç, i dhanë pikët maksimale gjilanasëve që pas këtij raundi të 13-të, ngjitën në vendin e dytë.

Ipko e Kosovës kryesohet nga Ballkani teksa dje mundi në transfertë Feronikelin 0-2. Prishtina e Dallkut po dje jashtë shtëpie me Dukagjinin barazoi pa gola 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!