Ballkani për vijimësinë, Prishtina pret kampionët…
Ipko Superliga e Kosovës, luan sot 4 takime për llogari të javës së 14-të. Në 13:00 tri takimet Ballkani-Llapi, Drenica- Trepça’89, Drita- Dukagjini dhe në orën 18:00 Prishtina- Feronikeli.
Vushtrria- Gjilani dhe Flamurtari (Kos)- Ferizaj, luhen nesër duke nisur nga ora 13:00.
Kthyer te takimet e sotme, mjaft interesant duken dy takime. Ballkani kryesues, kërkon të imponohet ndaj Llapit që sikurse edicionin e kaluar, ka treguar se mbetet konkurent mjaft i fortë për kreun.
Ndërkaq, në ‘Fadil Vokrri”, Prishtina e trajnerit Dallku, do të presë Feronikelin, kampionin në fuqi të Ipko-s që së fundi ka ndërruar trajner duke afruar Agim Sopin e shkollës suedeze.