Tirana pëson në fund, Teuta pikë e vyer…
Kategoria Superiore java e 11-të: Teuta- Tirana 1-1 (R. Hoxha 92’/ Ngo 18′)
Dy takime për javën e 11-të të Superiores dge dy takime mbushur me emocione, gola e klas.
Tirana udhëhoqi në Durrës ndaj Teutës deri në fund me golin e Ngosë, por në shtësë është Rustëm Hoxha ai që vendos balancën për 1-1 final.
Në fakt dueli në ‘Niko Dovana’ nisi me dëshirën e të dyja skuadrave për të shkuar shpejt te goli. Skuadra e Ahmatajit më kërkuese dhe në të 18-tën Tirana ngulomon gjatë dhe kalon përpara.
Harkim nga e majta i Kobina, Vangjeli me kokë godet shtyllën e me topin që i rikthehet. Frashërin ndal fillimisht por i ikën topi dhe Ngo te shtylla e dytë nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.
Mundësi të tjera për Tiranën dhe Teuta që vonon të futet në lojë. Megjithatë në pjesën e dytë janë vendasit që marrin përsipër të ushtrojnë presion.
Tirana di të mbrojë por dhe të dalë përpara deri kur Hoxhallari në të 76-tën, ndëshkohet me kartonin e dytë të vedhë duke lënë Tiranën me një futbollist më pak. Sikundër Torasa me dy të verdha…
Në këto rrethana, Teuta shton sulmet dhe në fund arrin të barazojë edhe me pak fat. Në kohën shtesë, Hoxha gjendet në vendin e duhur për të barazuar.