Shkëmbi: ‘Te Tirana kam miq, por dua fitoren’

Një ditë përpara ndeshjes,Teuta-Tirana, trajneri Bledi Shkëmbi së bashku me qendërmbrojtësin, Rustem Hoxha, kanë dalë në një konferencë për shtyp.Fillimisht pyetjeve të gazetarëve, iu përgjigj trajneri Bledi Shkëmbi, i cili theksoi:

Skuadra? Gjendja është e mirë, të gjithë janë të gatshëm. Të shohim se kë do të aktivizojmë nesër. Ekipi është stërvitur mirë, edhe pse unë nuk kam qenë.

Tirana? Te Tirana kam dy miq të mirë, si Kristi Vangjeli dhe Tefik Osmani. Pa diskutim që do të doja ta fitoja unë këtë ndeshje. Do jetë ndeshje e bukur, e luajtur mirë dhe për arsyen që fusha do jetë në një nivel më të mirë se sa ka qenë. Kjo do të jetë një shkak që të jetë një ndeshje e bukur

Ish-ët”? Së pari shpresoj që tifozët të na mbështesin në çdo ndeshje dhe jo vetëm kur të luajmë me Tiranën. Sa i takon “ish”-ëve, mendoj se nuk do të thotë asgjë. Çdo lojtarë jep maksimumin me skuadrën që luan.

Rustem Hoxha:

Skuadra? “Është një ndeshje e rëndësishme për ne, shpresoj që tifozët të jenë të shumtë në numër dhe të na mbështesin për të marrë një fitore.

Tirana? Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë kthesën. Jemi përgatitur për këtë gjë dhe kam besim se do e bëjmë kthesën. Atmosfera është e mirë, pozitive. Besimi dhe morali është lart. Kam besim se do të bëjmë kthesën”-tha Hoxha.

Takimi Teuta- Tirana, do të luhet neër në ‘Niko Dovana’ duke nisur nga ora 17:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!