Skënderbeu do fitorën, Dita e Pollozhani garantojnë…

Në Korçë luhet futboll por nuk do t’ia japim Laçit këtë kënaqësi, 3 pikshi do të vijë te ne”. Kështu ka deklaruar sot Bruno Dita futbollisti i Skënderbeut në prag të takimit të nesërm me Laçin.

Në të njënjtën linjë duket edhe Artim Pollozhani që së bashku me Ditën, dolën sot para mediave.

Laçi ka moment pozitiv por nuk do të ketë vazhdimësi këtë ndeshje. Ne jemi të gatshëm”, tha ndër të tjera Pollozhani.

Në fakt te korçarët, ka ditë që po bëjme gati këtë shtëpiake që për ta është me rëndësi. Madje trajneri Daja duket se ka marrë masa ekstra për të mbuluar sulmuesin kryesor të kurbinasëve Kirian Nuabueze.

Të dy futbollistët që dolën para mediave, janë piketuar për t’i qëndruar pranë amerikan- nigerianit që në 3 takime të fundit, ka shënuar 5 gola.

 Nga ana tjetër, bardhekuqtë, pritet të hedhin që nga minuta e parë sulmuesin Krasniqi. ‘Çarku’ për miqtë është gati…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!