Vllaznia, stadiumi gati, luhet të hënën

Vllaznia- Bylis kthehet në telenovelë. Për ditën e zhvillimit të takimit për llogari të javës së 11-të.

Fillimisht u tha se takimi do luhej të merkuren e ardhëshme por Bylis insistoi që FSHF dhe vetë klubi shkodran të gjëjnë fushë si pritës.

Sot shkodranët pasi kanë ‘mbushur xhepat’ me rrogat e prapambetura, duhet të nisin të bëjnë llogaritë për t’u afruar në kohë për shtëpiaken me mallakastriotët.

Arsyeja e thjesht, Vllaznia- Bylis të hënën. Sektori i Garave, pritet të zyrtarizojë vetëm orarin i cili me gjasë do të jetë 18 00.

Vllaznia barazoi fazën e parë në ‘Adush Muça’ 0-0, ndërsa në tabelë figuron në vend të 5-të me 15 pikë. Dy më pak se Bylis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!