Hima, ‘Laçi nuk del pa pikë…’

Armando Cungu është treguar i kujdesshëm në deklaratat në vigjilje të ndeshjes me Skënderbeun (nesër ora 17:00) duke thënë se skuadra e tij ka gjëndje dhe se çdo skuadër mund të fitojë kudo…

Por krejt ndryshe mendon krahu i djathtë i tij Klevis Hima i cili shkon më tej kur thotë se Laçi ka vetëm një objektiv në Korçë, fitoren.

‘Jemi akomoduar në Pogradec në kushte optimale dhe jemi totalisht gati për nesër. Grupi është i plotë dhe morali qëndron lart.

Padyshim nga kjo ndeshje presim të marrim maksimumin. Skuadra e ka kaluar ngërçin dhe sikundër është vënë re në dy takimet e fundit, jemi edhe produktivë.

Kurthi ndaj Nuabuezes?

Nuk kanë shans ta ndalin. Por le t’ja lëmë fushës. Për ne rëndësi ka të ecim me rezultat pozitiv’-tha zv/ trajneri Hima për ‘Sporti im.al’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!