Futbolli i ‘xhunglës’, rezultati 149-0
Fiks 17 vite më parë në 31 Tetor 2002, një ndeshje futbolli në Madagaskar, ka thyer të gjitha parashikimet e lojës së futbollit.
Takimi AS Adema- Sol de Emyrne, e vlefshme për kampionatin Madagaskar, ka hyrë në histori pasi ndeshja përfundoi 149-0 për As Adema.
Në realitet, rezultati nuk tregon diferencën midis dy skuadrave, por Sol de Emyrne, vendosi të protestojë në mënyrë të pazakontë ndaj arbitrit që në të kaluarën i’u kishte hequr kampionatin.
Lojtarët miq, vendosën të shënojnë 149 autogolë.
Më pas vendimet nga Federata e Madagaskarit: tre vjet skualifikim për trajnerin e Sol de Emyrne dhe dy muaj për disa lojtarë të skuadrës Sol de Emyrne.