Bizi i madh, vështirë ti vijë më Shqipërisë…

Sabah Bizi, ikona shkodrane e futbollit shqiptar në të shkuarën, nuk i ndjen aspak vitet. E ndjek me vëmendje maksimale Kategorinë Superiore dhe jep receta për brezin aktual të futbollistëve. Ndonjë kritikë për Vllazninë dhe tifo për të e Partizanin.

Dikur organizator i përmasave europiane, Bizi ishte futbollisti që do të fitonte duelet edhe më të mëdhenj të kalibrit Bekenbauer apo Prohaska.

Ai mbërriti deri kapiten i Kombëtares falë artit të tij të madh si mesfushor. Katër herë kampion i Shqipërisë me Vllazninë, po edhe me Partizanin.

Sabah Bizi u shpall edhe Kampion i Ballkanit me Partizanin. Ishte protagonist me të mëdhatë RFGJ-në ’67 dhe ’71, i Torinos, i Advidabergut, i Austria Vienë.

Për rezymenë e skuadrave aktuale në Superiore, nuk kursehet aspak, teksa evidenton skuadrat pretendente dhe ato që kanë bërë prapa.

Për Vllazninë, thotë se e dëshiron në majë. Sikundër Partizanin me të cilin ka luajtur e fituar trofe.

Për Rtsh Sport, ‘Mjeshtri i Madh’ foli edhe për derbin Partizani- Tirana. ‘Derbi gjithnjë ka qënë i ndezur. Kujtimet më dërgojnë larg kur duelet në fushë ishin të mëdha. Uroj të fitojë Partizani.

Fangaj një shkodran, luan takimin e 100 me Laçin…

Shkodra është uzinë, nuk po them fabrikë. Fangaj pa prek ende stolin e Vllaznisë e morën. Sot luan në një skuadër që pretendon. Megjithatë ka dhe të tjerë nga Shkodra.

Është edhe Qardaku që luan te Ballshi. Te Vllaznia mbase nuk e vlerësuan edhe pse më e keqja duhej të ishte pjesë e stolit.

Skender Halili futbollist?

Kam patur fatin në vitin 1965 në ‘Qemal Stafa’ të luaj një ndeshje të madhe me Tiranën. Gol Tirana, gol Bizi sërish Tirana, sërish Bizi. Në fund në shtesë, Tirana na shënoi të tretin. Aty kam parë Skënderin.

Një bjond që luante gjithë finesë. Bëhej fjalë për një Tiranë që askush nuk e mundëte. Një qëndërmbrojts i saktë që sipas meje vonë shumë vonë, mund ti vijë Shqipërisë’-ndër të tjera Sabah Bizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!