Maradona në ndeshjen e fundit…
Si sot me 25 tetor 1997, lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, Diego Armando Maradona, luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare.
Ai e bëri ritualin e fundit me fanellën e Boca Juniors, duke fituar 2-1 kundër River Plate në ‘Monumental’ në Buenos Aires përpara 70 mijë tifozëve.
Vendimi erdhi në moshën 37 vjeçare, për t’i thënë lamtumirë futbollit, me rastin e superklasikes.
Kështu Maradona i mbërtheu këpucët pas një karriere që e pa atë të fitonte një Kampionat Botëror, një Kupë Uefa, dy tituj të Ligës, një Kupë të Italisë, një Super Kupë Italiane, një Kampionat Argjentinas, një Kupë të Spanjës, një Superkupë të Spanjës, një Kupë të La Ligës .