Partizani për konfirmimin, Kukësi do pikët…

Flamurtari-Skënderbeu dhe Partizani-Kukësi, dy sfidat në program sot në orën 18:00. Vjonjatët në ditë të vështira,brengosur nga braktisja dhe korçarët që herë humbin e herë fitojnë, janë po aty, në zonë…

Është java e 10-të ose para e fazës së dytë. Flamurtari pasi ka larguar Sadedinin, do drejtohet nga Luan Birçe.

Një njohje e vjetër vlonjate. Ku i dihet, ndoshta treni i fundit i kuqezinjëve për të mos u shkëputur përfundimisht nga grupi me 10 skuadra.

Natyrisht epiqendra do të jetë ndeshja në “Selman Stërmasi”, teksa Partizani do luajë të radhës me Kukësin.

‘BIG MATCH’-i , pritet të tregojë realisht forcat në kampet respektive. Të kuqtë, javët e fundit,me shëndet të plotë ndërsa miqtë, ende pa autoritetin legjitim të një skuadre të ndërtuar për trofe.

Ndeshjet e mëdha për skuadra të mëdha. Partizani-Kukësi, rezulton e tillë. Së paku në letër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!