Dueli i ‘heshtur’ pa gola…

Kategoria Superiore, java e 10-të: Partizani- Kukësi 0-0

Dueli me pritshmëri të lartë Partizani- Kukësi, nisi me ritëm të mesatar në ‘Selman Stërmasi’. Janë vendasit e teknikut Lerda që ngulmojnë më së shumti duke u afruar ndjeshëm me golin.

Çinari pati një rast ideal në fillimlojë ndërsa më pas, Bardhi dhe Mala kanë mundësitë e tyre. Për të ardhur në minutat e fundit ndërsa Gavazaj shpik një assist të shkëlqyer për Abazaijn që humb kohë dhe vendos të gjuanë kur është trup me trup me portierin Hoxha.

Fraksioni dytë ofron Partizanin më shumë kërkues. Të gjithë lojtarët e vijës së parë, janë pranë portierit Xhika në një ditë mjaft të mirë. Tentativa e Trashit nga distanca, një gol i anuluar me të drjetë i Çinarit dhe disa orvajtje të Males nga e majta, nuk japin asgjë.

Në kahun tjetër Kukësi vjen e rritet dhe Abazaj e Et’hemi, patën mundësi të mira. Goditja e Rrocës në fund, mjaft e rrezikshme me Alban Hoxhën që tregon klas në devijimin e topit.

Me barazimin pa gola dhe me Lerdën impulsiv në 90-të minuta ndërsa kërkon të tijëve por çuditëshëm edhe homologut Duro që të mos ketë ‘fair play’ në fushë, mbyllet kjo supersfidë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!