Bylis barazim me Teutën, Dovedan konteston gjykimin…

Kategoria Superiore, java 10-të: Bylis- Teuta 0-0

Bylis ndalet në shtëpi teksa Teuta e Shkëmbit nuk mund të gabonte dy herë radhazi në transfertë.

E kanë kërkuar suksesin e radhës vendasit, madje i janë afruar shumë herë por finalizimi mbeti në tentativë dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

Gjithësesi, megjithë dinamikën e takimit, përfunduar 0-0, tekniku foli për ‘SuperSport’ duke vënë theksin te gjykimi me të meta. I zhgënjyer nga xhaketat e zeza, Dovedan ka thënë:

Jemi të lodhur që në 7 ditë kemi luajtur 3 ndeshje dhe kjo ndikon për të mos dhënë maksimumin. Nuk më ka pëlqyer të flas për arbitrat, por në këtë ndeshje do flas për arbitrat!

Nuk na dhanë 2 penallti. Ishte një e Bicajt dhe një ndaj Murataj. Edhe në ndeshjet e tjera ka ndodhur e njëjta gjë! Na kanë penalizuar! Nuk e di pse nuk kanë akorduar penallti”.

Bylis-Teuta (Përmbledhje)

Gepostet von DigitAlb am Sonntag, 27. Oktober 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!