Flamurtari bën përpara, pikë ndaj korçarëve…

Kategoria Superiore, java e 10-të: Flamurtari- Skënderbeu 1-1 (Sukaj 42’/ Bregu 24′)

Që Flamurtari do të ishte ndryshe këtë takim, kjo u pa që në minutat e para. U mat ballë për ballë me Skënderbeun për shumë minuta por kur kualitetet nisën të bënin diferencën, e pësojnë.

Dhe është një vlonjat ai që shënon në minutën e 24-ët. Dejvi Bregu, nga e djathta spostohet drejt qendrës duke goditur dhe dërguar sferën në kahun e majtë të Moçkës.

Gjithësesi, formacioni vendas as që ka ndërmend të dorëzohet. Në zhvillimet nga e djathta në të 42-tën, përfiton Sukaj që nga afër e dërgon topin në rrjetë 1-1.

Nuk ka të ndalur dhe sërish është Flamurtari që i afrohet golit 2 herë në minutat e fundit të këtij fraksioni.

Në pjesën e dytë, Skëndërbeu është më kërkues por rastet janë në të dy krahët. Në minutat e fundit, korçarët shpërdorojnë dy mundësi të mira ndërsa dhe Flamurtari pati rastin ideal për të gjetur golin në shtesë.

Përtej dëshirave respektive, fusha prodhoi barazimin 1-1 që konvertohet në pikën e tretë për vlonjatët dhe të 14-tën për Skënderbeun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!