Lerda ‘kurs’ Duros, ‘jo topin jashtë për të dëmtuar’

Trajneri Italian i Partizanit Franko Lerda, nuk e ka patur aspak problem që pranë tij gjatë gjithë ndeshjes Partizai-Kukësi (0-0), qëndronte një mikrofon hapur.

Me duar e me këmbë, me gjestikulacione apo me zë të lartë, Lerda kërkonte të mbante në tonus të tijtë dhe jepte ‘leksione’ se si duhej interpretuar loja nga të dyja skuadrat ndërsa bëhëj fjalë për dëmtime.

E pazakonte ndërhyrja e tij drejt Shpëtim Duros, teksa i thotë ‘Mister, nuk duhet të nxjerrim topin jashtë sa herë ka lojtarë të shtrirë. Vetëm nëse ka goditje në kokë’, fjalët e Lerdës , ndërkohë që pas takimit ka shpjeguar:

 “Trajnerit Duro i kam thënë që duhet të bëjmë një pakt, që topi të nxirrej jashtë vetëm kur ka goditje në kokë. Të gjithë bashkë duhet ta bëjmë diçka të tillë. Loja duhet të ndalet vetëm nga goditjet në kokë.

Nuk mundet që lojtarët të rijnë shtrirë në fushë për një kohë të gjatë, sepse ulet ndjeshëm rritmi i lojës. Rregullat e lojës janë të qarta, kështu funksionin futbolli edhe në Europë.

Lojën e ndal gjyqtari. Gjyqtarët gabojnë, siç gabojmë të gjithë. Te dueli i Rrocës me Alban Hoxhën, duhet të kishim një karton.
Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kukësi ka cilësi të mira. Prova e grupit është e kënaqur.

Me pak fat skuadra do kishte marrë diçka më tepër. Më kënaq fryma e grupit dhe loja e skuadrës. Renditja në këto momente nuk ka shumë vlerë, më shumë vlerë ka forma e skuadrës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!