‘Këpuca e Artë’: Shkurtaj apo Nuabueze?

Vasil Shkurtaj dhe Kirian Nuabueze me nga 7 gola, goleadorët  nisin shkëputjen…

Të dy dje nga një dopietë ndërsa dhe numri i përgjithshëm rezulton i njejtë, 7-të. Vlonjati dhe amerikani, kanë edhe një tregues tjetër të njëjtë, janë të dy nga 27 vjeç, praktikisht në kulmin e karierës.

“Gara” mes tyre edhe pse e pashpallur, ka nisur (nëse nuk do ketë ndonjë lojtar tjetër që ti kalojë). Kush do të jetë goleadori në fund të edicionit të 81- Kombëtar të Futbollit?

Shkurtaj me gjasë është më i favorizuari. E para është një sulmues zone dhe dy sezonet e fundit ka qënë në majë të listës. Vjet një gol më pak se Rexhinaldo fitues.

Ka pas krahëve futbollistë të cilësisë së lartë dhe klubi pretendenti kryesor për titullin. Shto këtu Rrocën e Abazajin me të cilët ka vite që luajnë bashkë…

Nga ana tjetër, sulmuesi bardhezi mbetet pretendent serioz. I fortë fizikisht dhe shpërthyes. Preferon të operojë që nga thellësia. Merr përsiper edhe penalltitë. Lojtari me pasaportë amerikane, i cili spikati edicionin e kaluar te Drita me shtatë gola të shënuar në gjysmë sezoni, zgjodhi Superioren për të vijuar karrierën me Laçin.

 “Kam kaluar një eksperiencë të mirë te Drita dhe tani dua t’i shërbej Laçit”-fjalët e para të sulmuesit 27 vjeçar te kurbinasit. Sot, me 7 gola aq sa kishte shënuar te Drita gjysmen e dytë, premton vazhdimësi.

Një dyshe interesante për t’u ndjekur. Në ‘kampionatin’ e golave…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!