Stefano Pioli, trajneri i ri i Milan


Besohet apo jo, në krye të Milanit, vendoset një interist. ‘Është e vërtetë, jam rritur me ngjyrat zikaltër. Edhe familja ime është interiste‘-ka pranuar Stefano Pioli

Xhampaolo shkarkohet nga Milan. Lajmi ishte në ajër, por në fund, një komunikatë nga klubi kuqezi, ka sqaruar përfundimisht se Marko Xhampaolo, është i larguar.

Klubi e ka falenderuar për bashkëpunimin dhe në fund i ka uruar karrierë të pasur.

9 pikë në 7 ndeshje të Seria A, nuk mjaftuan për të bindur. Në këtë mënyrë, Xhampaolo, bëhët trajneri i parë i Milanit që shkrakohet pas 7 javëve në krye të skuadrës.

Në vënd të tij Pioli. Një tjetër emër i njohur i trajningut Italian. Stefano Pioli, 53 vjeç, ka arritur sot akordin me Maldinin dhe Boban për një kontratë 1.5 milion euro.

Tekniku i ri, ka mbërritur në mbrëmje në Milano nga Parma, për të hedhur firmën mbi kontratë.

Zyrtarizimi nesër në mengjez dhe më pas, starti me seancën e parë në krye të Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!