Juve vendos veton, Interi i…dyti

Seria A: Inter- Juventus 1-2 (Lautaro 18’/ Dibala 4′, Higuain 79′)
Më në fund, bie Inter. Në takimin me kampionët në fuqi, Juventus, Interi i Milanos, thyhet në ‘San Siro’, duke nënshkruar kapitullimin e parë sezonal.
Me dy gola të markes”argjentinase”, Dibala e Higuain, bardhezinjtë e Sarrit përmbushin misionin e mbrëmjes duke marrë pikët e bashkë me të edhe kreun e Serisë A.
Në fakt Interi u pa i vendosur për të luajtur një ndeshje të madhe por dëmtimi i Sensit, i prishi planet e Kontes.
Në kahun tjetër Ronaldo është i pandalshëm dhe lufton në çdo sektor. Godet një shtyllë e shënon edhe një gol, por Dibala në topin përpara se portugezi të shënonte, ishe më ne thellësi. Më tej, gabimi i De Ligt, pas atij topi të prekur me dorë, e ndërlikoi situatën e Juves por Higuan pak minuta nga fundi, shënon të dytin për 1-2 final.