Memën e largon ‘presingu’

‘Pressing’ në  Tv. ABC,e quan punë të kryer largimin e Ardian Memës nga Tirana. Sot në studio, është folur me siguri se Mema, ndërsa e drejton Tiranën që nga edicioni shkuar, me të cilën mbrriti deri në finale të Kupës së Shqipërisë, do të zëvendësohet nga Julian Ahmataj.

Nuk bie as pista Ilir Daja që aktualisht gjëndet në krye të Skënderbeut. Të gjitha sillen si një rebus karakteristik shqiptar.

Mema humbi derbin, dhe me Tiranën pësoi një gol aksidental minutat e fundit në Vlorë, duke humbur 2 pikë për kreun.

Megjithatë revolucioni te pankina kryeqytetase, duket disi e lidhur më së shumëti në mardhenjet trajner-futbollistë se sa rezultatet e arritura.

Aktualisht, Tirana pas 7 javëve, është një pikë larg kreut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!