Vllaznia merr kreun, mund Kukësin në Elbasan…

E rrallë, dy skuadrat që vijnë nga Kategoria e Parë, kryesojnë Superiorën pas 7 javëve. Janë Vllaznia dhe Bylis…

Hygor dhe Gilman Lika zgjojnë ëndrra në Shkodër. Gjithëçka nis pas ecurisë pozitive të shkodranëve të Vllaznisë javët e para por me ‘vulën’ sot në Elbasan Arena”.

Ekipi i teknikut Jonuz, kaloi 1-2 Kukësin pretendent në një takim sa taktik aq dhe me fat për ‘qytetarët’.

Loja ka nisur mjaft mirë për Vllazninë e cila pa kaluar 9 minuta lojë, e sheh vetën përpara me Hygor. Më pas nis një duel i gjatë mes sulmit kuksian dhe mbrojtjes me shumë forca të Vllaznisë.

Lojtarët e Shpëtim Duros i afrohen disa herë barazimit mirpo Shtubina, Lika dhe të tjerë lojtarë shkodranë, duket se e kanë ndarë mendjen. Të befasojnë.

Megjithatë në të dytën artileria e rëndë e Kukësit me Abazaj që sherben për Shkrutaj arrin të balancojë. Ishte 54-ta. U duk se aq ishte dhe se goli dytë i verilindorëve, punë minutash. Por jo. Gilman Lika në të 79-tën, pllakos heshtjen te ata pak tifozë që kishin ufdhëtuar drejt Elbasanit për të ndjekur takimin e fundit të javës së 7-të.

Vllaznia në delir. Trajneri Mirsad Jonuz, tha pas takimit, se skuadra nuk duhet të mendojë kupat e europës. Sipas strategut të kësaj Vllaznie, ende ka punë për të bërë. Gjithsesi, pas 7 javëvë, Vllaznia kryeson kampionatin…(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!