Halili: ‘Mema ka besimin tim…’

Ardian Mema merr besimin e presidentit Refik Halili. Ashtu siç pati parashikuar ‘Sportiim.al’, tekniku kryeqytetas, me Tiranën me vetëm një pikë larg kreut, ishte larg largimit aq të përfolur mediatikisht.

Përtej fjalëve, Halili deklaroi sot se Mema, nuk largohet. ‘Jo vetëm Mema por të gjithë ata që janë të lidhur me Tiranën, janë në presion. Tirana është skuadër e madhe, dihet që kërkesat janë të larta.

Dorëheqje? Nuk ka pse ta bëjë por dhe nëse e bën, Mema është i shtëpisë. Ai ka dorë në këtë skuadër, ka marrë tre-katër futbollistë vetë, dhe pres që të gjithë të bëjnë më të mirën.

Por e përsëris, Mema ka besimin tim’– tha ndër të tjera sot Refik Halili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!