Korabi merr kreun në Grupin A, Elbasani surprizon Orikun

Nuk ja del Kastrioti i Krujës  në Fushë-Krujë të marrë tri pikë në takimin hapës të takimëve të sotme në Kategori të Parë.Përballë Tërbuni i Pukës drejtuar nga Oltion Kërnaja. Sulme pa fund për vendasit e Ndreut, teksa Marku, kapiteni krutan, kthehet në protagonist të rastëve të humbura.

Në takimet e tjera të Grupit A, për javën e 4-ët, teksa startuan në orën 14:00, dhanë rezultate të ndryshme. Evidentohet fitorja e thellë e Egnatias ndaj Dinamos, suksesi i Korabit ndaj Shkumbinit kryesues dhe Erzenit ndaj Burrelit. Besëlidhja kaloi pa shumë probleme Veleçikun.

 Në Grupin B, kryesfida Devolli- Lushnja do të luhet nesër në orën 13:00, teksa të tjerat u zhviluan sot. Orikumi humbi një pënallti ndaj Elbasanit me fillimin e së dytës teksa shifrat ishin 0-0, ndërkohë që më pas Elbasani surprizon me golin e shënuar. Në Pogradec, vendasit në ‘Gjorgji Kyçyu” e patën mjaft të vështirë për të thyer Shënkollin. Edhe dueli Apolonia-Iliria vijoji për shumë minuta me shifra të bardhë. Vetëm në fund (88′) Apolonia me një penallti zhbllokoi shifrat.

Grupi A:

Kastrioti- Tërbuni 0-0

Egnatia- Dinamo 4-1

Erzeni- Burreli 4-0

Korabi- Shkumbini 2-1

Besëlidhja- Veleçiku 1-0

 Grupi B:

 Besa- Turbina 2-1

Oriku- Elbasani 0-1

Apolonia- Iliria 1-0

Pogradeci- Shënkolli 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!