Vladimir Gjoni te Erzeni

Vladimir Gjoni pas shkarkimit të Gentian Begesë, merr timonin e Erzenit të Shijakut.

Gjoni, pasi drejtoi Besëlidhjen edicionin e kaluar, e la vetë skuadrën për tu emëruar gjatë korrikut te Burreli. Aventurë që u ndërpre ende pa nisur pas problemeve qe 49 vjeçari pati me administratorin e klubit.

Ish- trajneri i Egnatias, Besëlidhjes, Burrelit, nuk ka pritur gjatë dhe ka marrë drejtimin e shijakasëve me pretendime këtë edicion.

Më herët, Gjoni, ishte në bisedime edhe me Dukagjinin në Ipko Superligën e Kosovës. Nga ana tjetër, fakti interesant:

Vladimir Gjoni, do të debutojë në stolin e Erzenit të shtunën në ‘Tofik Jashari’, në sfidën ndaj Burrelit. Ndaj skuadrës së qytetit të tij me të cilën këtë radhë, nuk është ndarë miqësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!