Devolli në krye, Nica mjeshtëri i madh i punës…

Kategoria e Parë, Grupi B: Devolli- Lushnja 2-1
Tekniku Stavri Nica njihet si trajner kampion. Karriera e tij e pasur, dhe dy Kupa Shqipërie të fituara me Teutën dhe Laçin, mjaftojnë për t’u ‘perulur’ para durrsakut…
E tregoi dhe sot, teksa me Devollin debutues, mundi Lushnjën pretendente të Grupit B.
Për më tepër,skuadra e Devollit ka dëshmuar se këtë sezon do të jetë një nga ekipet pretendente për t’u ngjitur në Superiore.
Edhe pse në dizavantazh të një goli, Devolli u ngrit dhe në fund, shënoi dy gola me vlerën e tri pikëve. Paralelisht duke marrë kryesimin e grupit.