Lerda optimist, qan mungesën e tifozëve…

Ka mundur Tiranën në derbi dhe atmosfera te Partizani në prag të duelit me Teutën nesër, është fantastike.

Madje edhe trahneri italian Lerda është shfaqur i tillë sot, teksa në konferencën e zakonëshme për shtyp, ka theksuar mes të tjerave se Partizani ka obsion të vetëm fitorën.

Me apo pa Trashin me probleme shëndetësore, por dhe pikëpyetjet rreth gjëndjes së Telushit e Boldor, Franko Lerda,thotë se skuadra është e motivuar për sukses. ‘Qan’ mungesën e tifozëve…

Fitorja në derbi? Ishte e rëndësishme në aspektin psikologjik. Ishte fitore që na bën të kërkojmë vazhdimësi duke nisur që nga ndeshja e radhës.

Kundërshtari? 

Në këtë moment, Teuta është në formë dhe ekip i mirë. Është në vendin e parë. I respektojmë të gjitha skuadrat dhe do t’i marrim në konsideratë dhe do të bëjmë maksimumin për ta kaluar në avantazh.

Gjëndja e Boldor dhe Telushit? 

Do të presim. Boldor dhe Telushi janë stërvitur mirë dhe kanë pas dëmtimet që kanë pasur. Ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Mungesa e tifozerisë dhe motivimi?

Është e qartë që nëse luajmë pa tifozë do të jenë një pengesë për ne. Vijmë nga derbi ku ishin shtysë për ne dhe tifozët janë të rëndësishëm por shpresoj të jenë nesër. Edhe nëse nuk janë, do të përpiqemi të përgatitemi pa lojtarin e 12.”- tha ndër të tjera kreu i stolit të kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!