Superiorja nis me ‘xixa’, Partizani pa tifozë…

Kategoria Superiore do të luajë sot dhe nesër, takimet e javës së  7-të, ndërsa më pas do pushojë për dy javë. Skuadra Kombëtare e Shqipërisë ka në program 2 takime me Turqinë dhe Moldavinë, çka sipas rregullorës, klubet shqipëtare, do kenë një tjetër mundësi për të rekuperuar forcat. Në këtë aspekt, takimet e radhës, pritet të jenë mjaft të vlerësuara. Sidomos nga skuadrat që pretendojnë objektivë seriozë. Kështu, Partizni- Teuta, merr gjithë vëmendjen pasi në ‘Selman Stërmasi’ edhepse i boshatisur, skuadrat janë në krye dhe mes tyre figuron vetëm një pikë diferencë.

Flamurtari pret Tiranën në Vlorë. Skuadrat edhe pse kanë diferencë në kualitete dhe pikë, sërish janë në të njejtën ‘llogore’. Të përfshirë nga kriza e momentit. Nëse vlonjatët e kanë me cilësinë dhe ethet që ofron fundtabela, te Tirana ndihen ende të tronditur nga humbja në derbi. Një ndeshje për t’u ndjekur.

 Ndryshe është situata në Korçë. Vendasit e Skëndërbeut, me luhatje këto javë, pritet të marrin tri pikë ndaj Luftëtarit që edhe pse ka 5 pikë, sërish mbetet një grup pa shumë shkëlqim.

Laçi-Bylis dhe Kukësi- Vllaznia, sfidat për të mos u humbur nesër. Kurbinasit dhe ballshiotët kanë pretendime në supersfidën e nesërme në program në orën 14:00, teksa Kukësi teksa pret Vllazninë në Elbasan, ka shansin e duhur për të konfirmuar vetën si pretendent kryesor për titullin e dytë në histori. Vllaznia me ‘look’ të ri, nuk do ishte surprizë nëse do ndalte verilindorët e Duros. Në Laç, hyrja do të jetë falas.

 Sot: Flamurtari- Tirana, Skënderbeu- Luftetari, Partizani- Teuta.

Nesër,  Laçi- Bylis (ora 14:00) dhe Kukësi-Vllaznia (17:00 në ‘Elbasan Arena’).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!