Nis dueli i gjatë, Laçi-Bylis, 6 takime zyrtare…


Presidenti i Laçit Pashk Laska, ofron hyrjen falas tifozëve bardhezi…

Me takimin e kësaj jave Laçi- Bylis, nis rrugëtimi i gjatë mes dy skuadrave të Superiores aktuale. Do të jenë plot 6 takime sezonale me pritshmëri të lartë dhe antagonizëm dy palësh.

Veçmas katër përballjeve në kampionat, shorti i Kupës së 68-të të Shqipërisë, i ka vendosur klubet në garë me dy takime të tjera për një biletë drejt turit të tretë.

Ndërkaq, të dielën në orën 14:00, akti i parë. Në Kurbin, janë të bindur se i pret një ndeshje sa e vështirë, aq dhe e rëndësishme. Për bardhezinjtë, kjo shtëpiake, pas disa rezlutateve jo të mira, shihet si vendimtare për ecurinë në kampionat.

Trajneri Sulejman Starova, ka ditë që është vënë me të tijtë në sherbim të këtij dueli duke nxitur taktikë e skema komplekse. Në mesjavë, në të kthimit të Kupës me Elbasanin, kreu i pankinës laçiane, i la thuajse të gjithë titullarët jashtë.

Nga ana tjetër, presidenti Laska, duket se i’u ka vënë kushte lojtarëve dhe stafit. Ka ftuar sërish tifozët për të mbështetur skuadrën në stadium, teksa ka urdhëruar që hyrja te karshitë, të jetë sërish falas. Në këtë mënyrë, duket se protagonizmin e ka lënë te vartësit dhe skuadra në fushë.

Laçi dhe Bylis, kanë histori mes tyre, teksa në përballjet direkte, kanë edhe një finale kupe të vitit 2012-2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!