‘Plas’ te Napoli, kapiteni në tribunë…

Insinje në tribunë. Ky është verdikti për sulmuesin e Napolit në takimin e sotëm (18:55) në Champions League në Belgjikë me Genk.

Nuk kam asgjë. Jam mirë fizikisht,është zgjedhje teknike e trajnerit’,- ka thënë kapiteni i napolitanëve Lorenco Insinje. Numri 24 i Napolit, pritet të sqarojë situatën me teknikun Karlo Ançeloti. Hije dyshimi për këtë lëvizje hedhin edhe gazetarët prezentë që po raportojnë rastin.

Sidoqoftë, më parë, skuadra do tentojë fitoren ndaj Genk në një grup kur pas fitores së parë ndaj Liverpulit 2-0, udhëheqin me tri pikë. Kampionët e europës, Liverpul, në orë 21:00, presin Salsburg të Austrisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!